Ndërlidhjet

TEHERAN


Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei sot u bëri thirrje iranianëve t'i lënë mënjanë dallimet pas zgjedhjeve presidenciale.
Rezultatet përfundimtare treguan se konservatori radikal, kryebashkiaku i Teheranit Mahmoud Ahmadinejad, fitoi 62 % të votave, ndërsa ish presidenti dhe kleriku i moderuar Akbar Hashemi Rafsanjani 35.9 %.
Në komentet e para përmes radios shtetërore, presidenti i ri tha se ai do të synojë të krijojë një model "modern dhe të avancuar Islamik" për botën.
"Sot me vullnetin e Zotit, është fillimi i një epoke të re në jetën politike të këtij vendi. Pjesëmarrja entuziaste e votuesve në dy rrethet e zgjedhjeve, do të jenë fillim i një lëvizjeje të re, e cila do ta çojë këtë vend në kulmin e zhvillimit dhe progresit", tha Ahmadinejad.
Rezultatet e zgjedhjeve duhet të verifikohen edhe nga Këshilli i Gardës, autoriteti më i lartë i vendit.
XS
SM
MD
LG