Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak edhe sot vazhduan sulmet e kryengritësve, që në shënjestër kishin civilët dhe forcat e sigurisë.
Gjatë natës rreth 20 kryengritës e sulmuan stacionin e policisë në Ramadi, prej nga u raportua për 8 ofocerë të vrarë.
Disa orë më vonë, një kontraktor kurd u vra dhe një tjetër u plagos në afërsi të qytetit Kirkuk. Që të dy punonin për një kompani amerikane.
Po sot në afërsi të Bagdadit, autoritetet i zbuluan kufomat e 5 irakianëve shiitë, që konsideroheshin të zhdukur.
Ndërkaq në Uashington, presidenti George Bush vazhdoi të mos japë afat kohor për largimin e trupave amerikane nga Iraku. Ai tha dje se trupat do të mbeten derisa ta përfundojnë misionin e tyre.
XS
SM
MD
LG