Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I KUVAJTIT


Ministri i Naftës i Kuvajtit, Sheikh Ahmad al-Fahd al-Sabah, i cili njëherit është edhe president i OPEC-ut, tha se ka kontaktuar me ministrat e naftës të Saudisë dhe Katarit, për t'i shqyrtuar mënyrat se si të pengohet rritja e mëtejme e çmimit të naftës.
Çmimi i naftës së papërpunuar, dje për të dytën ditë me radhë e mbërriti kufirin prej 60 dollarë për fuçi.
Analistët e tregut besojnë se kjo është pasojë e kërkesave të mëdhe e të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë.
Prej fillimit të vitit, çmimet e naftës janë rritur për afro 40 %.
XS
SM
MD
LG