Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka thënë se pret luftime të ashpëra kundër kryengritësve në Irak, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ndërsa ka shtuar se angazhimet e Shteteve të Bashkuara për ta stabilizuar Irakun, janë duke dhënë rezultate.
Në fjalimin e rregullt javor, presidenti Bush tha se është i bindur në mposhtjen e kryengritësve në Irak.
"Demokracia është duke ecur përpara dhe gjithnjë e më shumë, irakianët janë duke i mposhtur terroristët dhe duke iu bashkuar proceseve demokratike", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG