Ndërlidhjet

TEHERAN


Pas zgjedhjes së Mahmoud Ahmadi-nexhadit president, ministria e Jashtme tha sot se Irani do t'i vazhdojë negociatat bërthamore me Bashkimin Evropian, por është në pozita më të forta.
Zëdhënësi i ministrisë, Hamid Reza Asefi tha se me këtë zgjedhje, Republika islamike është më e aftë për t'iu kundërvënë sfidave.
Britania, Franca dhe Gjermania janë të angazhuara në bisedimet me Iranin, në përpjekje për ta bindur atë që t'i ndërprejë aktivitetet për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG