Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i porsazgjedhur Mahmoud Ahmadinejad, tha sot se qeveria e tij do të jetë "paqësore dhe e moderuar". Në konferencën e parë me gazetarë si president, Ahmadinejad tha se ekstremizmi do të jetë i papranueshëm në qeverinë popullore.
Ai tha gjithashtu se Irani "nuk ka nevojë" për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, të ndërprera para gati 3 dekadash.
Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore, por Teherani e ka mohuar një gjë të tillë. Zyrtarët amerikanë janë shprehur të shqetësuar me zgjedhjen e tij për president.
XS
SM
MD
LG