Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Qeveria e re në Iran do të jetë "qeveri e paqes dhe moderimit", deklaroi në të parën konferencë shtypi pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Mahmud Ahmadinexhad. Ish kryebashkiaku i Teheranit, tani president i vendit, shihet nga perëndimi si islamist i linjës së ashpër. Ai ka theksuar para mediave se "një politikë e jashtme e bashkëjetesës do jetë përparësi e diplomacisë vendase." Por ai ka theksuar se Republika Islamike nuk ka nevojë të vendosë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë ndërprerë afro çerek shekulli më parë.
"Ne duam të zhvillojmë marrëdhënie bazuar në drejtësi dhe respekt reciprok me të gjitha vendet dhe kombet. Politika e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është bërë publike shumë herë më parë. Kombi ynë ecën drejt rrugës së përparimit duke besuar tek vetvetja. Dhe në këtë rrugë nuk ka ndonjë nevojë themelore për marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara", tha Ahmadinexhad.
Po sot, shefi i Pentagonit Donald Rumsfeld, e ka vlerësuar presidentin e sapo zgjedhur të Iranit si dikë që "nuk është mik i demokracisë" dhe që në të ardhmen do ta provojë veten si të papranueshëm për të rinjtë dhe femrat në Iran.
XS
SM
MD
LG