Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 36 persona janë vrarë dhe 19 janë plagosur në qytetin verior të Mosulit, kurse një polic dhe një ushtar amerikan humbën jetën në Bagdad.
Viktimat në Mosul ishin rezultat i disa sulmeve vetvrasëse. Mosuli është qyteti i tretë në Irak për nga madhësia dhe aty është vendosur edhe kontigjenti me trupa speciale nga Shqipëria, që vepron në kuadër të forcës shumëkombëshe.
Nga zhvillimet e tjera në Irak veçohen informacionet nga Gjykata Speciale, që po gjykon Sadam Huseinin dhe bashkpunëtorët e tij, lidhur me hetimet e deritashme. Sipas kësaj gjykate janë marrë në pyetje dy vëllezërit e Sadam Huseinit lidhur me masakrat ndaj popullsisë kurde.
XS
SM
MD
LG