Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, tha se nuk sheh ndonjë arsye për ndryshimin e menjëhershëm të politikave të BE-së ndaj Iranit.
Bashkimi Evropian sot bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe transparent mbi dyshimet për parregullsi në zgjedhjet presidenciale në Iran.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Emma Udwin, u tha gazetarëve se Brukseli i ka marrë seriozisht këto dyshime, por, ka shtuar ajo, prioritetet e BE-së nuk do të ndryshojnë për shkak të zgjedhjes së Ahmadinejadit president.
"Kanë qenë katër prioritete madhore: çështja e Armëve të Shkatërrimit në Masë, të drejtat e njeriut, terrorizmi, dhe situata në Lindjen e Mesme. Këto mbeten edhe më tutje prioritetet tona në raport me Iranin", tha Udwin.
XS
SM
MD
LG