Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se zgjedhjet iraniane nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tij se është e "papranueshme" që Teherani të zhvillojë armë bërthamore.
Pas takimit me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush tha se administrata e tij do të vazhdojë t'i përkrahë përpjekjet diplomatike të Britaninë, Francës dhe Gjermanisë, për të siguruar se Teherani nuk po zhvillon armë bërthamore.
"Mesazhi im për kancelarin është se ne vazhdojmë të punojmë me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, që të dërgojmë qëndrimin e përbashkët se zhvillimi i armëve bërthamore është i papranueshëm, dhe procesi që do ta aftësonte Iranin për të zhvilluar armë të tilla është i papranueshëm", tha Bush.
Edhe kancelari Schroeder e konfirmoi këtë qëndrim, duke thënë:
"Nuk kam çfarë t'i shtoj porosisë së presidentit dhe ne vazhdojmë të jemi të bashkuar në këtë çështje. Mesazhi duhet të jetë i qartë si kristali dhe ai është. Presidenti i ri iranian ka theksuar se dëshiron t'i vazhdojë bisedimet bërthamore, prandaj, ja ku jemi", u shpreh Schroeder.
George Bush ka thënë po ashtu se Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë synimin e asnjë vendi që të fitojë ulëse të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG