Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian nuk do të ndryshojë politikat ndaj Iranit, pas zgjedhjes së kandidatit konservator Mahmoud Ahmadinejad në krye të shtetit, javën e kaluar.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Emma Udwin, tha se prioritetet e BE-së nuk do të ndryshojnë për shkak të zgjedhjes së Ahmadinejadit president.
"Kanë qenë katër prioritete madhore: çështja e Armëve të Shkatërrimit në Masë, të drejtat e njeriut, terrorizmi, dhe situata në Lindjen e Mesme. Këto mbeten edhe më tutje prioritetet tona në raport me Iranin", tha Udwin.
XS
SM
MD
LG