Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan, i ka nxitur sot udhëheqësit botërorë që të marrin vendime të guximshme sa i përket reformimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që ajo të ballafaqohet më suksesshëm me sfidat e shekullit XXI.
Këtë thirrje Annan e bëri në selinë e organizatës në Nju Jork, gjatë shënimit të 60 vjetorit të Kartës së OKB-së.
Ai ka propozuar një varg reformash, si në fushën e të drejtave të njeriut, në luftën kundër terrorizmit, në ndërtimin e paqes dhe parandalimin e gjenocidit, të cilat, shpreson se do të miratohen në samitin e shtatorit.
Annan tha se gjatë historisë 60 vjeçare, OKB-ja ka pasur suksese por edhe dështime.
XS
SM
MD
LG