Ndërlidhjet

BAGDAD


Anëtari më i vjetër i Parlamentit irakian, Dhari Ali al-Fayadh, tre nga truprojet e tij dhe djali, janë vrarë sot nga shpërthimi i një automjeti bombë, në veri të Bagdadit.
"Në mëngjes, kur sheiku ishte nisur nga shtëpia për në Asamblenë Kombëtare, një automjet me një nga terroristët shpërtheu, duke e vrarë atë dhe djalin", tregoi Eissa al-Musawi, i cili e kishte parë shpërthimin.
Kurse rreth 75 kilometra në jug të Bagdadit, një sulmues vetëvrasës ka hedhur në erë veten, duke vrarë edhe tre njerëz tjerë.
XS
SM
MD
LG