Ndërlidhjet

BUJANOVC


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica, thanë sot në Bujanovc se shteti do të bëjë gjithçka në mënyrë që situata e rëndë ekonomike në këtë rajon të përmirësohet, sepse kjo është një prej kushteve kryesore për stabilitetin.
Këto premtime ata i bënë në sesionin e trupit koordinues shumë-etnik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku morën pjesë edhe kryetarët e tri komunave.
Takimin e kanë ndjekur po ashtu edhe ambasadori amerikan, Pol Bolt, ai i Britanisë, Dejvid Gouen, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG