Ndërlidhjet

UASHINGTON


Mbrëmë vonë policia ka urdhëruar evakuimin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të Shtëpisë së Bardhë dhe të ndërtesave në afërsi, pasi ishte raportuar se një aeroplan i paidentifikuar kishte hyrë në zonën e ndaluar ajrore mbi Uashingtonin. Ky alarm ishte tërhequr disa minuta më vonë dhe gjendja i ishte kthyer normalitetit. Zyrtarë dhe agjentë të sigurisë përkohësisht e kishin larguar presidentin amerikan, George Bush nga Shtëpia e Bardhë në një vend të sigurt përderisa nuk ishte dhënë urdhëri për tërheqjen e alarmit. Agjencitë e lajmeve infromojnë se alarmi ishte bërë për shkak se një aeroplan privat kishte hyrë në zonën e ndaluar ajrore. Më vonë u bë e ditur se piloti i këtij aeroplani kishte humbur drejtimin dhe gabimisht kishte hyrë në zonën e ndaluar.
XS
SM
MD
LG