Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vazhduar edhe sot përpjekjet për të arritur në vendin ku të martën u rrëzua helikopteri amerikan, në të cilin ishin 17 ushtarë, ka thënë zëdhënësi ushtarak, Jerry O'Hara.
Ai nuk dha detaje për fatin e ushtarëve por tha se përpjekjet për kërkim ishin vështirësuar nga moti dhe terreni malor dhe nga vlerësimi se armiku është aktiv në këtë hapësirë. Ndërkaq, zëdhënësi tjetër ushtarak amerikan në Kabul, James Yonts shpjegoi se përse forcat amerikane u gjetën në këtë pjesë të Afganistanit:
- Trupat e koalicionit në terren në këtë hapësirë erdhën në kontakt me forcat e armikut dhe kërkuan që trupa shtesë të angazhoheshin në këtë aksion. Për këtë arsye atje ishte helikopteri ushtarak.
XS
SM
MD
LG