Ndërlidhjet

PRISHTINË


Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara është e demoduar dhe pengesë serioze për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, ndaj duhet ndryshuar. Ka qenë ky mendimi i kreut të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci gjatë një takimi me gazetarë nga rajoni.
Kjo rezolutë, sipas kryeparlamentarit Daci, ka qenë shumë e rëndësishme gjatë tri viteve të para të pasluftës, por jo dhe më tej.
“Pas tri vitesh, 1244 është konsideruar e demoduar sepse të gjitha proceset, edhe ai ekonomik edhe politik mbetën të bllokuara. Tri vitet e fundit nuk pati ngritje të pagave as për pjesëtarët e TMK-së, as të SHPK-së, as për punonjësit e arsimit, ndërsa zhvillimi ekonomik ka mbetur në parametra shumë të dobët”, tha Daci.
XS
SM
MD
LG