Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Nga nesër Britania e Madhe do të marrë presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian, që do të zgjasë deri në fund të vitit. Presidenca britanike vjen në një kohë kur vendet e Bashkimit Evropian janë të mbërthyera nga krizat e buxhetit dhe projekt kushtetutës evropiane.
Ministri i Jashtëm britanik Jack Straw, në fjalimin e tij të sotëm para parlamentit të vendit, ka bërë publike përparësitë e presidencës britanike në gjashtë muajt e ardhshëm.
"Bashkimi Evropian është i gatshëm të hapë bisedimet për anëtarësi me Kroacinë pasi kjo të provojë bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ne mbështesim fuqimisht aspiratat për anëtarësim të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, por ato ashtu si dhe vendet e tjera kandidate duhet të përmbushin kërkesat e nevojshme", tha Straw duke folur për zgjerimin. Ai ka shprehur mbështetjen e fuqishme britanike për anëtarësimin e Turqisë, ndonëse ka pranuar se kjo është një çështje kundërthënëse për opinion publik evropian.
XS
SM
MD
LG