Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ushtria izraelite ka deklaruar zonat e vendbanimeve hebreje në Gaza si zona të mbyllura ushtarake.
Ky hap është marrë për të parandaluar ardhjen e ultrancionalistëve hebrejë, pas përplasjeve mes banorëve hebrejë dhe policisë e ushtrisë izrealite, e cila po zbaton planin për largimin e tyre nga territoret palestineze.
Në të tjera zhvillime Izraeli ka kërkuar nga Libani të marrë nën kontroll zonën kufitare mes dy vendeve, pas sulmeve të luftëtarëve të Hezbullahut nga Libani në zonat ushtarake izraelite. Në përgjigje Izraeli bombardoi fshatrat libaneze.
"Ne nuk mund të pranojmë këtë lloj terrorizmi nga Libani, që ka për autor Hezbullahun. Ka dhe grupe të militantëve të mHezbullahut që po përpiqen të hyjnë në territorin izraelit", tha Sharon Feingold, zëdhënëse e forcave izraelite.
XS
SM
MD
LG