Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forcat e KFOR-it dhe ato të ushtrisë serbo-malazeze po zhvillojnë patrullim të sinkronizuar në kufirin mes Kosovës e Serbisë e Malit të Zi, për të kontrolluar aktivitetet e paligjshme përgjatë kufirit.
Kjo u bë e ditur pas takimit të sotëm mes komandantit të KFOR-it gjeneralit Yves de Kermabon dhe ministrit tëe mbrojtjes të Serbisë e Malit të Zi, Përvosllav Daviniç. Pas takimit nuk është sqaruar se kur kanë filluar këto patrulla, por kanë njoftuar për një ushtrim të ardhshëm të përbashkët për evakuime mjekësore në territorin serb.
XS
SM
MD
LG