Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka kërkuar rreth 1 miliardë e 200 milionë dollarë amerikanë për të luftuar malarjen në Afrikë. Bush propozi dhe dyfishimin e fondeve amerikane, deri në 400 milionë dollarë në nismat që mbështesin arsimimin e vajzave në Afrikë si dhe 55 milionë të tjera për të përmirësuar mbrojtjen ligjore të grave dhe për të luftuar keqpërdorimin seksual të femrave në këtë kontinent.
Këto hapa vijnë pak ditë para takimit të tetë vendeve më të industrializuara të botës, që do mbahet në Skoci e ku do shqyrtohet mundësia e faljes së borxheve për vendet e varfëra.
"Vendet e G-8 po kërkojnë faljen e 40 miliardë dollarëve borxhe të 18 vendeve më të varfëra të botës, 14 nga të cilat janë vende afrikane. 20 vende të tjera mund të kualifikohen për faljen e borxheve nëse do zbatojnë politika të mira qeverisëse dhe reforma ekonomike", tha Bush.
XS
SM
MD
LG