Ndërlidhjet

logo-print

SHIRAT HAYAM


Policia izraelite ka nxjerrë me forcë nga një hotel në Rripin e Gazës elementët hebrejë të linjës së ashpër, që ishin barrikaduar në shenjë kundërshtimi ndaj planit të kryeministrit izraelit për të larguar banorët hebrejë në vendbanimet në territoret palestineze.
Ushtria izraelite e ka shpallur Rripin e Gazës si zonë të mbyllur për arsye ushtarake.
Zëdhënësja e ushtrisë, Shirley Feingold, tha se do merren masa kundër radikalëve që kundërshtojnë tërheqjen.
"Çfarë po ndodh në Gaza gjatë ditëve të fundit është jashtëzakonisht shqetësuese dhe ne po e ndjekim situatën nga afër. Ne do të veprojmë sa herë që të jetë e nevojshme", tha zëdhënësja e ushtrisë izraelite.
Po sot helikopterët e ushtrisë izraelite kanë sulmuar qendrat e Hezbullahut, organizatë terroriste, brenda territorit libanez.
XS
SM
MD
LG