Ndërlidhjet

TIRANË


Sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore në Shqipëri. Dy partitë kryesore planifikojnë mbajtjen e dy mitingjeve në kohë të njëjtë, në dy sheshe të ndryshme të Tiranës. Anketat flasin për një garë të ngushtë mes dy partive kryesore, asaj socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike në opozitë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme.
Njoftohet se kongresmeni Eliot Engell, njëherësh bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, së bashku me përfaqësues të Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerikan do të qëndrojnë nga 2 deri në 4 korrik në Shqipëri për të mbikqyrur zgjedhjet e së dielës.
XS
SM
MD
LG