Ndërlidhjet

LONDËR


Britani sot e ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Diplomatët britanikë dhe sekretari i Jashtëm, Jack Straw, kanë konfirmuar se gjatë mandatit 6 mujor, Londra do t'i kushtojë vëmendje të duhur edhe çështjes së Kosovës dhe procesit për gjetjen e statusit të saj politik. Duke prezentuar prioritetet e Londrës në politikën e jashtme dhe të zgjerimit, sekretari Straw i cili do të kryesojë për 6 muajt e ardhshëm Këshillin e Ministrave të Jashtëm, ka thënë se Ballkani Perëndimor, në të cilin Kosova është pjesë kyçe, është prioritete shumë i lartë i BE-së dhe Britanisë.
XS
SM
MD
LG