Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman, Gerhard Schroder, ka humbur sot votëbesimin në parlament. Para votimit, Schroeder ka kërkuar nga deputetët e partisë së tij dhe ayre të koalicionit qeverisës, që të mos marrin pjesë në votim, pasi ai synonte humbjen e votëbesimit që të realizonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
"Humbja e zgjedhjeve lokale e bëri të qartë se raporti i forcave, pa një mandat të dytë nga populli gjerman, e ka bërë të pamundur vazhdimin e suksesshëm të politikave të mia", ka thënë Schroeder.
Ai propozoi shpërndarjen e parlamentit dhe përgatitjen e zgjedhjeve të reja.
Udhëheqësja e opozitës konservatore, Angela Merkel, e mirëpriti propozimin, duke thënë se zgjedhjet e ardhshme do të përcaktojnë drejtimin që do të marrë Gjermania.
"Ne, grupimi kristian demokrat dhe kristian socialist, e mirëpresim propozimin e sotëm, të bazuar në paragrafin 68 të Kushtetutës, që të votohet për përgatitjen e zgjedhjeve të reja parlamentare", tha zonja Merkel.
Presidenti i vendit, Horst Koeler, duhet të vendosë brenda 21 ditësh për shpërndarjen e parlamentit. Nëse vendos ta shpërndajë, atëherë zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditësh.
XS
SM
MD
LG