Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ende po vazhdon të kërkojë ekipin e zbulimit, tri ditë pas rrëzimit të helikopterit dhe vdekjes së 16 vetave që ndodheshin në bord.
Forcat talibane e kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit.
Ndërkaq nga zhvillimet tjera, Guvernatori i rajonit Uruzgan, Jan Mohammad Khan, tha se luftëtarët talibanë i kanë ekzekutuar 9 fshatarë në Afganistanin jugor.
Ai njoftoi gjithashtu se forcat talibane kanë sulmuar sot edhe një stacion tjetër të policisë dhe kanë vrarë 4 oficerë.
XS
SM
MD
LG