Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 12 veta janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulmues vetëvrasës, sot në perëndim të Bagdadit.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Adnan Abdul Rrahman, tha se shpërthimi ndodhi afër një qendreje rekrutimi, kur sulmuesi i veshur me eksploziv, e hodhi veten në erë.
Fillimisht qe raportuar për 20 të vrarë, por mjeku Ahmed Qassim tha se në spitalin e Jarmokut janë 12 të vdekur.
"Ne i pranuam të plagosurit nga shpërthimi në Sheshin al-Nisoor. Numri i të vdekurve që janë sjellë në spital është 12, kurse të plagosur janë 21. Disa nga rastet janë dërguar në spitale tjera, tha Qassim.
XS
SM
MD
LG