Ndërlidhjet

logo-print

KOBE/JAPONI


Zyrtarë të shëndetësisë, të cilët janë mbledhur në konferencën ndërkombëtare për SIDA-n, në qytetin perëndimor Kobe të Japonisë, thanë sot se sëmundja paraqet një kërcënim shumë serioz në Azi, mirëpo që ende mund të kontrollohet, nëse qeveritë ndërmarrin veprime të shpejta.
Drejtori rajonal i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për SIDA-n, Prasada Rao, tha se qeveritë në Azi duhet ta shikojnë sëmundjen si një "tsunami të qetë".
"Derisa kemi të bëjmë me HIV-in, problemi kryesor që kemi është mostrajtimi i menjëhershëm i kërcënimit, si në rastin e tsunamit të dhjetorit, që la mijëra të vdekur për një ditë. Por, virusi HIV është sikur një tsunami i qetë. Ai vret qetësisht më shumë njerëz se sa një tsunami normal", tha zoti Rao.
XS
SM
MD
LG