Ndërlidhjet

logo-print

EDINBURG


Mijëra protestues janë mbledhur sot në kryeqytetin e Skocisë, për të kërkuar nga udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës që të bëjnë më shumë kundër varfërisë në Afrikë.
Ata kanë marshuar nëpër qendër të qytetit, duke shënuar kështu fillimin e javës kundër varfërisë në Afrikë.
Lesli Hinds, kryebashkiake e Edinburgut, u tha të tubuarve se ngjarjet e javës do të bëjnë histori.
"Duke marrë pjesë në këtë ngjarje, ne do të mund t'iu tregojmë fëmijëve dhe nipërve tanë se kemi bërë një ndryshim në varfërinë botërore", tha zonja Hinds.
Protesta u organizua vetëm katër ditë para samitit të vendeve të G-8-s që fillon të mërkurën në Skoci.
Ngjarja koincidon me koncertet "Live 8" që sot mbahen në dhjetë qytete të botës, dhe në të cilat marrin pjesë 100 artistë të njohur botërorë.
XS
SM
MD
LG