Ndërlidhjet

KALININGRAD


Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka shkuar në qytetin më perëndimor të Rusisë, Kaliningrad, për të marrë pjesë në festimin e 750 vjetorit të themelimit të tij, tha se Rusia është shumë e interesuar për ta zhvilluar këtë qytet dhe tërë rajonin.
Në manifestimet e këtij përvjetori pritet të marrin pjesë edhe kancelari gjerman Gerhard Schroeder, dhe presidenti francez, Jacque Chirac.
Kaliningradi, emri origjinal i të cilit është Koinsburg, ka qenë kryeqytet i Prusisë, ndërsa në përfundim të Luftës së Dytë Botërore e kanë marrë trupat ruse.
Emrin ia ka ndërruar diktatori Josip Stalin, për nder të bolshevikut të njohur Mikhail Kalinin.
XS
SM
MD
LG