Ndërlidhjet

logo-print

KOPENHAGË


Policia e Danimarkës po ndërmerrë masa të papara sigurie për vizitën dyditëshe të presidentit amerikan, George Bush, që fillon pasnesër. Lidhur me këtë vizitë janë paralajmëruar edhe protesta të shumta. Vizita e presidentit amerikan dhe takimi i tij me kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen, nga analistët, konsiderohet si një gjest simbolik për ta falënderuar Danimarkën për mbështetjen që i ka dhënë Luftës në Irak. Danimarka i ka 500 ushtarë në Basra të Irakut, që veprojnë nën komandën britanike.
XS
SM
MD
LG