Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Duke komentuar shpërthimet e mbrëmshme, që tronditën Prishtinën, kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen kumtoi se "e di se aksionet e këtilla nuk mbështeten nga populli i Kosovës dhe nuk do të lejohet aë ato ta dëmtojnë procesin demokratik në Kosovë". Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Daut Dauti tha se "nuk kemi informata të sakta, por këto shpërthime janë organizuar nga ata që nuk dëshriojnë të shohin përparim në Kosovë". Zëdhënësi i SHPK-së, Refki Morina ka thënë se ende nuk ka të dyshuar dhe të arrestuar lidhur me këto shpërthime, nga të cilat u shkaktuan dëme materiale. Ai u shpreh se ende nuk dihen as motivet lidhur me këto shpërthime.
XS
SM
MD
LG