Ndërlidhjet

KALININGRAD, RUSI


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin u takua sot me presidentin francez, Jacques Chirac dhe me kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder. Dy liderët evropianë erdhën në Kaliningrad me ftesë të zotit Putin, për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 750 vjetorit të këtij qyteti, i cili aktualisht është një enklavë e ndarë ruse, pasi në kufi ka Poloninë dhe Lituaninë. Zoti Chirac dhe zoti Schroeder i thanë liderit të Rusisë se marrëdhëniet pozitive ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë shumë të rëndësishme për stabilitetin në botë dhe për prosperitetin e Kaliningradit.
XS
SM
MD
LG