Ndërlidhjet

DAMASK


Forcat e sigurisë së Sirisë thonë se kanë vrarë një ekstremist arab, që kishte bërë përpjekje që ilegalisht të kalonte në Libanin fqinjë, me militantë të tjerë të dyshuar. Agjencia zyrtare siriane e lajmeve, Sana raporton se gjatë përleshjeve ishin vrarë edhe dy ushtarë të Sirisë. Përleshjet kishin shpërthyer kur personi arab i paidentifikuar kishte hapur zjarr kundër kundër patrullës kufitare siriane. Është thënë se me këtë rast janë arrestuar 34 ekstremistë, me kombësi të ndryshme.
XS
SM
MD
LG