Ndërlidhjet

IPSALLA - TURQI


Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka ftuar homologun e tij grek Kostas Karamanlis në Ankara, duke mundësuar të parën vizitë të një udhëheqësi grek në 45 vitet e fundit.
Ftesa u bë pasi të dy kryeministrat në kufirin turko-grek ndoqën përurimin e një linje transporti gazi nga Deti Kaspik në Greqi. Karamanlis e ka pranuar ftesën, por ende nuk është përcaktuar data e vizitës. Kryeministri i fundit që ka vizituar Turqinë ka qenë ungji i kryeministrit të sotëm, Konstantin Karamanlis.
XS
SM
MD
LG