Ndërlidhjet

SVETLLOGORSK


Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për stabilitetin e Irakut. Putin i bëri këto komente pas takimit me presidentin francez Jacques Chirac, dhe kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, në festimet për 750-vjetorin e Kaliningradit.
Të tre udhëheqësit kanë diskutuar mundësinë për mbështetjen ruse për një vend të përhershëm për Gjermaninë në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet Rusi-Bashkimi Evropian dhe programet bërthamore të Iranit.
"Është shumë e rëndësishme për ne të dëgjojmë opinionet tuaja mbi natyrën e marrëdhënieve në të ardhmen mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian në dritën e zhvillimeve të fundit rreth kushtetutës evropiane. Natyrisht kemi shkëmbyer mendime rreth reformave në Kombet e Bashkuara dhe problemet në Lindjen e Mesme", tha Putin.
XS
SM
MD
LG