Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Ende nuk është dhënë rezultati zgjedhor për të gjitha qendrat e votimit në Shqipëri. Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, deklaroi sot se disa komisionerë e kanë lënë procesin e numërimit të votave, por garantoi se procesi zgjedhor nuk do të cënohet.
Për Celibashin është shumë e rëndësishme klima rreth komisionerëve ku numërohen votat.
Sipas tij, nuk duhet të ushtrohet presion tek komisionerët. Ai u bëri thirrje partive politike që të mos deklarojnë rezultate, por të presin rezultatin përfundimtar të KQZ-së.
"Kandidatët besoj kanë mekanizmat e tyre të informimit, por do të ishte mirë që të mos deklaroheshin. Nuk dua të them se kjo që bëjnë ata është e jashtëligjshme, por mendoj se nuk i shërben klimës", tha Celibashi.
Gjatë mesditës së sotme, edhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi, e vlerësoi punën që kanë bërë vëzhguesit vendorë dhe të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Deklarata për shtyp kanë dhënë sot edhe liderët e partive politike në Shqipëri. Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli deklaroi se kjo parti ka fituar në 70 përqind të territorit të Shqipërisë.
Kurse, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, njoftoi se socialistët kanë fituar në 6 zona në Tiranë, Partia Demokratike në 44 zona, ndërsa një zonë është fituar nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
XS
SM
MD
LG