Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara sot shënojnë Ditën e Pavarësisë. Në tërë vendin do të organizohen parada, koncerte dhe fishekzjarre.
Në shënimin e kësaj Dite në "Bondsteel", gjenerali i ushtrisë amerikane, William Wade, tha se Brigada Shumëkombëshe e Lindjes, së bashku me policinë dhe Qeverinë e Kosovës, do të vazhdojë të punojë për zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.
Wade tha se KFOR-i ka forca të mjaftueshme për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.
Më 4 korrik të vitit 1776, Kongresi Kontinental miratoi Deklaratën e Pavarësisë, me të cilën e ka zyrtarizuar shkëputjen e vendit nga sundimi britanik.
Deklarata e Pavarësisë ka shënuar për herë të parë emërtimin e kolonive si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG