Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sot në orët e mëngjesit në Zubin Potok është sulmuar selia e Partisë Demokratike Serbe të Kosovës, e cila drejtohet nga ministri i kthimit, Sllavisha Petkoviq.
Policia thotë se nuk ka pasur pasoja në njerëz, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.
Zëdhënësi rajonal i policisë së UNMIK-ut, Larry Miller, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz, derisa motivi i sulmit ende nuk është i qartë.
“Policët e stacionit në Zubin Potok i janë përgjigjur thirrjes se ka ndodhur një shpërthim afër qendrës së qytetit. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se një granatë dore është hedhur në zyrat që përdoren nga ministria për Kthimin e të zhvendosurve dhe Partia Demokratike serbe. Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa rasti po hetohet nga policia”, tha Larry Miller.
Partia Demokratike Serbe për Kosovën, e themeluar para 10 ditësh, është e para parti e serbëve e krijuar dhe e regjistruar në Kosovë, derisa të tjerat janë degë të partive nga Serbia.
XS
SM
MD
LG