Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Reid, tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të mund ta fillojë dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat irakiane, brenda një viti.
Ai tha se pajtohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, se kryengritësit me vite mund t'i vazhdojnë sulmet, por "forcat irakiane, brenda një viti do të jenë në gjendje t'i luftojnë ata".
Ndërkohë, nga zhvillimet tjera, sot në Bagdad janë vrarë dy civilë nga shpërthimi i një automjeti bombë. Ndërsa në qytetin verior Mosul, zyrtarët kanë konfirmuar vrasjen e një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike Kurde.
XS
SM
MD
LG