Ndërlidhjet

logo-print

ASTANA


Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, dhe ai i Kinës, Hu Jintao, nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët mbi "partneritetin strategjik", gjatë takimit të tyre në kryeqytetin kazak, Astana.
Nazarbayev e cilësoi deklaratën "dokument të rëndësisë shekullore".
"Negociatat u zhvilluan në atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Biseduam për të ardhmen e bashkëpunimit strategjik në fushën ekonomike dhe humanitare. Shkëmbym pikëpamjet tona edhe për probleme ndërkombëtare", tha Nazarbayev.
Ky takim i paraprin samitit të nesërm të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, e cila ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet vendeve anëtare.
XS
SM
MD
LG