Ndërlidhjet

logo-print

PASADENA/KALIFORNI


Një anije kozmike e Shtetetve të Bashkuara është përplasur në një kometë, në misionin që sipas shkencëtarëve, do të ndihmojë për njohjen më të thellë të origjinës së sistemit diellor.
Ndeshja ka ndodhur sot, rreth 134 milionë kilometra nga toka. Anija 372 kilogramëshe ka lëvizur me shpejtësi rreth 37 mijë e 100 kilometra në orë, kur është goditur me kometën e madhësisë sa gjysma e Manhatanit në Nju Jork.
Zyrtarët e NASA-s e kanë përshkruar misionin si të "përkryer".
"Lundrimi ishte i përkryer. Nuk mund të kishte më mirë. Ndikimi ishte më i mirë se sa kam pritur dhe se sa shumica nga ne kemi pritur", tha një zyrtar i NASA-s.
XS
SM
MD
LG