Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka filluar një vizitë triditëshe në Kosovë. Ajo është pritur në aeroportin e Prishtinës nga shefi i zyrës amerikane, Philip Goldberg, presidenti Ibrahim Rugova, kryeministri Bajram Kosumi dhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.
Zonja Albright tha se ishte mrekulluar derisa kishte ardhur me aeroplan dhe kishte parë, siç u shpreh, natyrën e bukur dhe shtëpitë e ndërtuara, që ishte një pamje e ndryshme nga ajo kur ishte këtu herën e fundit më 1999, vetëm pak pas përfundimit të luftës.
"Është me shumë rëndësi që procesi demokratik të ecë përpara, që njerëzit të marrin pjesë, të respektohen të drejtat e pakicave dhe ne të kemi mundësi të sigurohemi që Kosova ta zërë vendin e saj të duhur", tha Albright.
Ajo nuk ka dashur të parashikojë se cili do të jetë statusi i ardhshëm i Kosovës. "Kjo është edhe çështja për të cilën do të bisedoj me miqtë e mi këtu", tha ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Albright, e cila nesër do të takojë presidentin Rugova dhe kryeministrin Kosumi, e më pas do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve në Parlamentin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG