Ndërlidhjet

UASHINGTON/PRISHTINË


Shtetet e Bashkuara sot shënojnë Ditën e Pavarësisë. Duke folur me këtë rast, presidenti George Bush, tha se kryengritësit në Irak nuk do të mund ta ndalin demokracinë, dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë atje derisa të fitohet lufta.
Ai u kërkoi amerikanëve që t'i mbështesin trupat e Shteteve të Bashkuara, duke ngritur flamuj, duke u shkruar letra dhe duke i përkrahur familjet e tyre.
Dita e Pavarësisë së Amerikës është shënuar edhe në Kosovë.
Në Kampin ushtarak "Bondsteel", komandanti i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes, gjenerali William Wade, tha se parimet e Deklaratës së Pavarësisë, janë aktuale edhe sot për shumë pjesë të botës.
Në solemnitetin e organizuar morën pjesë edhe udhëheqës politikë e personalitete të njohura të Kosovës, si presidenti Ibrahim Rugova, komandanti i TMK-së, Agim Çeku, liderë të bashkësive fetare, etj.
Presidenti Rugova theksoi me këtë rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë simbol i rëndësishëm për Kosovën dhe për shtetet tjera të botës.
XS
SM
MD
LG