Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Ky është vit shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe kosovarëve u duhet edhe shumë të punojnë, pasi kanë edhe shumë sfida përpara", ka thënë sot në Prishtinë, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Gjatë një fjalimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, zonja Albright ka thënë se pavarësisht nga përparimi i arritur, institucioneve u mbeten edhe shumë sfida përpara, ndër to, luftimi i korrupsionit dhe ndërtimi i shoqërisë shumëetnike.
Zonja Albright, e cila në Kosovë po qëndron në cilësinë e shefes së Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), është takuar sot edhe me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, kryeparlamentarin Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Kosumi, dhe liderët e opozitës, Hashim Thaccin e Veton Surroin.
Rugova e ka ccmuar përkushtimin e madh për Kosovën të zonjës Albright derisa ajo ishte në krye të diplomacisë amerikane, kurse Daci ka theksuar se pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ndaljen e gjenocidit, Kosova, as sot nuk do ta gëzonte lirinë.
XS
SM
MD
LG