Ndërlidhjet

SINGAPOR


Komiteti Ndërkombëtar Olimpik pritet të shpallë nesër qytetin fitues ku do të mbahen Lojërat Olimpike Verore të vitit 2012.
Vendimi do të shpallet në Singapor, ndërsa kandidatë janë Nju Njorku, Londra, Parisi, Madridi dhe Moska. Legjenda e boksit Muhammed Ali e ka promovuar Nju Jorkun, ylli i futbollit, David Beckam - Londrën, e kështu me radhë.
Në Singapor gjenden edhe presidenti francez, Jacques Chirac, senatorja e Nju Jorkut, Hilari Clinton, kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero, dhe kryeministri britanik, Tony Blair.
"Londra 2012 do të jetë në frymën më të mirë të lëvizjes Olimpike: dashuri për sportin, besim në aftësinë e sportit që t'i bashkojë njerëzit, t'i edukojë dhe t'ua shtojë jetërat", tha kryeministri Blair.
XS
SM
MD
LG