Ndërlidhjet

STRASBURG


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, e dënoi serinë e sulmeve ndaj diplomatëve në Irak, dhe tha se koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara, do ta lëshojë Irakun vetëm pasi të përmirësohet situata e sigurisë.
Këto komente ai i bëri sot, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian, në Strasburg.
Rrëmbimin e ambasadorit egjiptian në Bagdad, dje e ka marrë përsipër Rrjeti terrorist i Al-Qaida-s.
Nga Jordania ndërkaq, sot është njoftuar për arrestimin e Isam Barkavit, mentor shpirtëror i Abu Musab al-Zarqawit.
XS
SM
MD
LG