Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madelene Albright, tha sot në Prishtinë, se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vullnetarisht është dorëzuar në Tribunalin e Hagës, mund t'i shërbejë Beogradit si shembull i respektimit të sistemit të drejtësisë.
Këto komente zonja Albright i bëri në një takim me përfaqësuesit e mediave vendore në Prishtinë.
Ajo ka thënë po ashtu se nuk ka besuar që zgjidhja e statusit të Kosovës do të zgjaste kaq shumë. Në këtë aspekt, zonja Albright, tha se "kryesore është që ky është vit i vendimeve për Kosovën, dhe për këtë janë të vetëdijshëm liderët kosovarë".
Ish-sekretarja amerikane nuk ka precizuar se me kë duhet të bisedohet për statusin final, por ka thënë se Brukseli është shumë i rëndësishëm, pasi, siç u shpreh ajo, "ju jeni pjesë e Evropës".
Zonja Albright tha po ashtu se "është e rëndësishme të bisedohet edhe me Beogradin, por atje duhet të bëhen shumë më tepër ndryshime".
XS
SM
MD
LG