Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupimi politik i serbëve të Kosovës, i udhëhequr nga Oliver Ivanoviqi, ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të hyjë në Kuvendin e Kosovës.
Njëri nga udhëheqësit e këtij subjekti, Ranxhel Nojkiq, ka thënë sot se së pari do të përfshihen shumica e anëtarëve të listës serbe, pasi disa anëtarë nuk kanë pranuar të hyjnë në Kuvend pa pëlqimin e Beogradit.
Më herët gjatë ditës, ministri Sllavisha Petkoviq, ka kërkuar që administrata ndërkombëtare t'ia marrë vendet e rezervuara subjektit të zotit Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG