Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin për 44 zona zgjedhore, prej të cilave, PD-ja ka fituar në 33.
Sipas rezultatit paraprak, numërimi i votave është përfunduar në 94 zona zgjedhore, prej të cilave PD-ja kryeson me 54 kandidatë për deputetë, ndërsa PS-ja me 40 kandidatë.
Dy zona zgjedhore janë në pikëpyetje, ndërsa në katër prej tyre ka paqartësi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Erton Sinani, tha sot se ka një numër të madh ankesazh nga partitë e vogla në lidhje me numërimin e votave për subjektet politike.
Megjithatë, të dhënat paraprake flasin se partitë që janë në aleancë me PD-në mund të ofrojnë 19 deputetë, gjë që paraqet numër të mjaftueshëm për formimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG